SHPËTOHEN TË RRËMBYERIT/130 nxënës e mësues do të ribashkohen me familjet

Autoritetet nigeriane kanë konfirmuar lirimin e të gjithë nxënësve dhe mësuesve të rrëmbyer nga një shkollë katolike, duke e cilësuar ngjarjen si një moment triumfi pas një prej pengmarrjeve më të rënda në vend. Të liruarit po kontrollohen nga forcat e sigurisë dhe do të ribashkohen me familjet e tyre.

Autoritetet e Nigerit kanë konfirmuar lirimin e të gjithë nxënësve dhe mësuesve që ishin rrëmbyer nga një shkollë katolike në Niger.

Qeveria federale e përshkroi si një moment triumfi dhe lehtësimi, pas një prej marrjeve me forcë më të rënda në vend.

Më shumë se 250 nxënës dhe anëtarë të stafit u morën peng më 21 nëntor.

Në fillim të këtij muaji, rreth 100 nxënës u liruan dhe këtë të hënë u shpëtua dhe pjesa tjetër e mbetur.

Shefi i policisë tha se të liruarit po kontrollohen nga forcat e sigurisë dhe do të kthehen për t’u ribashkuar me familjet e tyre.

Edhe peshkopi Bulus Dauwa Yohanna, përgjegjës për zonën dhe shkollën, e konfirmoi lajmin, duke thënë se guvernatori lokal e kishte njoftuar personalisht për lirimin dhe e kishte ftuar të merrte nxënësit dhe mësuesit.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje mbi mënyrën se si u sigurua lirimi i fundit, apo nëse është paguar ndonjë shpërblim.

Presidenti, Bola Ahmed Tinubu, ka deklaruar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për të garantuar sigurinë e shkollave dhe për të krijuar një mjedis më të sigurt.