FOTOT/ Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale, trupi i tij është thjeshtë … perfekt!

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe logjikën e futbollit modern. Në moshën 40-vjeçare, larg skenës europiane, ylli portugez nuk ka humbur as etjen për rekorde dhe as aftësinë për të mahnitur tifozët anembanë globit.

Me fanellën e Al-Nassr dhe me kombëtaren portugeze, të cilën e ka udhëhequr sërish drejt Kupës së Botës, CR7 vazhdon të jetë protagonist me gola dhe aksione që mbajnë firmën e një fenomeni.

Sigurisht, shpërthimi dhe ritmi i dikurshëm i viteve te Manchester United dhe Real Madrid nuk janë më të njëjtët, por fiziku i Cristiano Ronaldos mbetet jashtë çdo diskutimi.

FOTOT/ Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale,

Këtë e dëshmojnë edhe imazhet e fundit të publikuara në rrjetet sociale, ku sulmuesi portugez ka zgjedhur t’u tregojë ndjekësve trupin e tij të ndërtuar me disiplinë, sakrificë dhe punë të palodhur, vetëm pak javë para se të festojë 41-vjetorin, më 5 shkurt.

Një trup që ngjan më shumë me atë të një bodybuilder-i sesa të një futbollisti tradicional, rezultat i një përkushtimi ekstrem ndaj përgatitjes fizike.

Ronaldo është shndërruar ndër vite në një “makineri” golash, e ndërtuar mbi mentalitet fitues, stërvitje të personalizuar dhe një regjim rigoroz rikuperimi, mes krioterapisë, palestrës dhe ushtrimeve për parandalimin e dëmtimeve.

Fotografia, e publikuar në kanalet e tij zyrtare të premten në mëngjes, më 19 dhjetor, e tregon CR7 ende të tonifikuar, me muskuj të theksuar dhe një shikim të fiksuar drejt sfidës së radhës

FOTOT/ Cristiano Ronaldo çmend tifozët në rrjetet sociale,

Imazhi është bërë menjëherë viral, duke grumbulluar mbi një milion pëlqime në Instagram brenda më pak se gjysmë ore.