Magjia e Babagjyshit pushton Tiranën/ Endri Çela rrëfen momentet më të veçanta të paradës festive
Duke qenë se ne jemi një komuniteti që quhet “Tirana running club” ne meremi me organizime të tilla.
Çdo të shtunë ne ftojmë grupmosha të ndryshme që të vijnë të bëhen pjesë e saj, në orën 07:00 për ta pasur ditën para. Kemi vënë re që ka një trend, pasi në momentin që jemi krijuar si komunitet, kemi dhënë edhe shembullin e mirë për të krijuar edhe komunitete të tjera vrapimi dhe këtu nisi gjithçka.
Unë ftova edhe komunitete të tjera. “Ftesa ishte që të bëjmë diçka të këndshme dhe u përqafua menjëherë. Tematika ishte e thjeshtë, për të vrapuar bashkë natën në dritat e kryeqytetit.
Nuk e prisja që të vinin kaq shumë njerëz, por aty erdhën nga grupmosha të ndryshme, mbi 100 veta ishin pjesëmarrës. Vajza e veshur me pemë, ishte e veçantë gjithashtu edhe një qytetar i veshur si babagjysh. Kjo ishte një gjë e bukur jo vetëm për ata që morën pjesë, por edhe për qytetarë që e shihnin. “Disa thonin do jenë të huaj”…Por ishte një atmosferë përtej dritave të kishte kryeqyteti dhe ne e gjallëruam edhe më shumë”, tha ai.
