E RËNDË! Publikohen pamjet e vr*sjes së futbollistit të njohur të Barcelona SC në Ekuador (VIDEO)

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda në qytetin Guayaquil të Ekuadorit.

Mbrojtësi 33-vjeçar i Barcelona Sporting Club u qëllua me armë zjarri dhe humbi jetën në vend.

Ngjarja ndodhi në një zonë urbane, ndërsa në video shfaqen dy persona që kryejnë sulmin.

Pamjet u publikuan disa orë pas ngjarjes dhe janë tashmë në duart e autoriteteve.

Klubi Barcelona Sporting Club reagoi me një njoftim zyrtar në rrjetet sociale.

Në deklaratë konfirmohet vdekja e futbollistit pas një sulmi të armatosur.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi autorët apo motivet e sulmit.