VIDEO/ Viktima e të pl*gosur nga sulmi në metronë e kryeqytetit të Taivanit
Tre persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën pas një sulmi me thikë dhe bomba tymuese në metronë e Taipei. Autori, një 27-vjeçar i kërkuar nga policia, vdiq më pas pasi ra nga një lartësi; motivi mbetet i paqartë.
Të paktën tre persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me thikë në kryeqytetin e Tajvanit, Taipei.
Ngjarja ndodhi në metronë e qytetit gjatë orëve të pikut, ku autori përdori edhe bomba tymi, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve, ndërsa motivi i sulmit mbetet ende i paqartë.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë qytetarë që largohen me vrap mes reve të tymit, ndërsa autori shihet me një thikë të madhe në dorë.
Një burrë që tentoi ta ndalonte u plagos rëndë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
I dyshuari u identifikua si Chang Ëen, 27 vjeç. Pas një ndjekjeje intensive, ai u rrethua nga policia dhe më pas ra nga një ndërtesë shumëkatëshe, duke ndërruar jetë në spital.
Kryeministri i Tajvanit në një reagim deklaroi se motivi i sulmit është ende nën hetim, duke konfirmuar se autori kishte precedent penal.
Masat e sigurisë janë forcuar në stacionet e metrosë, hekurudha dhe aeroporte në mbarë vendin. Presidenti i vendit premtoi një hetim të shpejtë dhe të plotë.
Sulme të tilla janë të rralla në Tajvan, i cili njihet për nivele të ulëta të kriminalitetit të dhunshëm; rasti i fundit i ngjashëm në Taipei daton në vitin 2014.

