George Clooney e ka vendosur, nuk do të puthë më vajza, arsyeja vjen nga...

 

 George Clooney ka zbuluar se nuk ka më interes të puthë kolege femra në film, një vendim që ka ardhur pas një bisede me gruan e tij, Amal Clooney. Aktori 64-vjeçar tha në një intervistë për Daily Mail se po ndjek rrugën e legjendës Paul Newman: “Mirë, nuk do të puth më vajza.”

Clooney shtoi: “Kur mbusha 60, bisedova me gruan time. I thashë: ‘Shikoj, ende mund të luaj basketboll me djemtë, mund të luaj me 25-vjeçarë, jam në formë. Por pas 25 vjetësh, do jem 85 vjeç. Nuk ka rëndësi sa granola hani, kjo është e vërteta.’”

Gjatë karrierës së tij, Clooney ka luajtur në shumë filma romantikë, përfshirë Ticket to Paradise (2022) me Julia Roberts, Intolerable Cruelty (2003) me Catherine Zeta-Jones dhe One Fine Day (1996) me Michelle Pfeiffer. Në intervista të mëparshme, ai ka treguar edhe për vështirësitë e skenave të puthjeve, si në filmat me Roberts, ku u deshën disa dhjetëra tentativa për të realizuar skenën e puthjes.

Aktori gjithashtu foli për sekretin e martesës së tij të qëndrueshme me Amal, 47 vjeç. “Kur je më i ri, do gjithçka të jetë sipas mendjes sate. Por tani, nëse ajo do të pikturojë murin me të kuqe, nuk më intereson,” tha ai.

George dhe Amal u njohën në korrik 2013, filluan të takoheshin dhe u martuan në shtator 2014. Ata kanë binjakët Alexander dhe Ella, 8 vjeç.