17 vite pas divorcit të ashpër, Madonna ribashkohet me ish-burrin
Madonna është shfaqur për herë të parë pas 17 vjetësh krah ish-burrit të saj, Guy Ritchie.
Dyshja u bë bashkë thuajse dy dekada pas divorcit dhe betejës së ashpër të kujdestarisë.
67-vjeçarja u martua me regjisorin në vitet 2000 dhe u ndanë pas tetë vitesh. Për të ai ishte bashkëshorti i dytë dhe bënë një dasmë të madhe në Alpet skoceze kur ajo ishte 42 vjeçe dhe ai 32.
Arsyeja e takimit të tyre ishte mbështetja ndaj djalit 25-vjeçar, Rocco, i cili po hap ekspozitën e tij në Londër. Ai përdor pseudonimin Rhed që të mos jetë nën hijen e prindërve dhe të njihet për arritjet e veta.
Brenda ekspozitës, familja shkrepi disa foto së bashku që më pas u postuan edhe në Instagram.
Ish-çifti kanë adoptuar edhe një djalë bashkë, David Banda. Rocco ka disa motra e vëllezër nga nëna, përfshirë Lourdes Leon, vajzën e madhe të këngëtares dhe aktorit Carlos Leon.
Madonna dhe Guy kanë pasur një betejë kujdestarie për djalin e madh në vitin 2015. Rocco nuk fliste më me të ëmën pasi braktisi turneun e saj dhe shkoi në Londër. Pas një viti, çështja u zgjidh dhe ai jetoi me të atin.
Me kalimin e kohës, rregulloi edhe marrëdhënien me të ëmën dhe Madonna ka qenë gjithnjë mbështetëse ndaj tij.
Ylli i pop-it është martuar dy herë, por ka pasur lidhje me modelë, balerinë e reperë. Momentalisht është e lidhur me 29-vjeçarin Akeem Morris.
Pas divorcit me Madonna, Guy, i cili ka pesë fëmijë, ka gjetur lumturinë me bashkëshorten e dytë, Jacqui Ainsley.
