Brand-et e panetoneve më të famshme qe nuk i keni dëgjuar më pare janë këto
Panetonet janë pa dyshim simboli i festave dhe përveç markave që gjehen lehtësisht në markete, ne po sjellim në vëmendjen tuaj edhe disa të tjera që nuk duhen lënë pa provuar.
Nga Fiasconaro, brand-i i cili bëri bujë pas bashkëpunimit me Dolce Gabbana, tek Muzzi me paketimet e veçanta dhe shumëllojshmërinë e shijeve, që shkon përtej klasikes apo asaj me fruta, në fakt janë këto mjeshtërit e vërtetë të panetoneve artizanale.
Origjinën “Panettone” e ka në Milano, Itali, ku e para lidhje që u bë mes kësaj ëmbëlsire dhe Krishtlindjeve gjehet në shkrimet italiane të shekullit të 18, nga iluministi Pietro Verri. Ai i referohej asaj si pan de ton, ose ndryshe “luxury bread”.
Në vitin 1919, Angelo Motta filloi ta prodhonte këtë variant keku me shumicë, duke sjellë revolucion me panetonen tradicionale në tregun që sot gjithashtu e mbulon mirë me prezencën e tij. Motta është marka që gjehet kudo me çmime mjaft ekonomike, e që më pas i la rradhën krijimit të markave të tjera shumë të pëlqyera si Nestlé apo Bauli.
Industria e panetove sot është kthyer në një nga më fitimprurëset, duke gjeneruar rreth 1 bilion euro në vit në rang ndërkombëtar. Kjo pasi ëmbëlsira e famshme italiane, përveçse ka një shije karakteristike fundviti, bën bashkë familjen rreth pemës për të çelur kutinë e bukur e për të lajmëruar festat!
