Krah Kiara Titos dhe Françeska Murati, njihui me opinionistin tjetër të “Big Brother Vip Fan Club”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2025, 08:58
Edicioni i pestë i “Big Brother Vip” është afër startimit dhe tashmë duket se është kompletuar edhe skuadra që do të drejtojë klubin e fansave të konkurrentëve të këtij formati.
Dhe zyrtarisht janë tre ish-banorë të edicioneve të shkuara të cilët do të marrin rolet e moderatores dhe opinionistëve.
Pas konfirmimit se Kiara Tito do të jetë moderatore e programit, dhe Françeska Murati një prej opinionisteve, tashmë është zbuluar edhe emrin e opinionistit të dytë.
I pandryshuar në karrigen e opinionistit do të jetë sërish Ronaldo Sharka.
