LUFTIMET NUK NDALEN/ Rusia raporton rrëzimin e 235 dronëve ukrainas gjatë natës

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë kapur dhe shkatërruar gjatë natës gjithsej 235 dronë të lëshuar nga Ukraina në disa rajone të vendit.

Sipas deklaratës zyrtare, 35 dronë u rrëzuan në rajonin e Bryanskut, 32 në Republikën e Krimesë, 22 në rajonin e Krasnodarit dhe 15 në rajonin e Tulës. Ndërkohë, 13 dronë u neutralizuan në rajonin e Kalugës, 7 në rajonin e Kurskut, nga 4 në rajonet e Ryazanit dhe Rostovit, si dhe 3 në rajonin e Belgorodit.

Ministria bëri të ditur gjithashtu se 2 dronë u rrëzuan në rajonin e Leningradit, ndërsa nga një dron u shkatërrua në rajonet e Smolenskut, Pskovit, Novgorodit dhe në rajonin e Moskës.

Autoritetet ruse nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa theksojnë se mbrojtja ajrore mbetet në gatishmëri të lartë për të përballuar çdo kërcënim nga ajri.