U ekz*kutuan dy ushtarët amerikan dhe një përkthyes në Siri, reagon Trump: Ja si do hakmerremi...
“Është një sulm i ISIS-it”, deklaroi presidenti Donald Trump për pritën në të cilën ra më herët një konvoj me ushtarë sirianë dhe amerikanë pranë Palmirës, në Sirinë qendrore, me bilanc tre të vrarë dhe tre të plagosur.
“Do të hakmerremi”, theksoi gjithashtu presidenti amerikan në një postim, ndërsa duke iu referuar gjendjes së të plagosurve, tha se “janë mirë”.
Trump bëri edhe një postim në Truth Social për incidentin, ku ndër të tjera shkroi:
“Ne vajtojmë humbjen e tre amerikanëve të shkëlqyer, dy ushtarë dhe një përkthyes. Lutemi për fatin e tre të plagosurve, për të cilët mësoj se janë mirë. Ishte një sulm i ISIS-it kundër SHBA-së dhe Sirisë në një zonë shumë të rrezikshme”.
Më herët, dy zyrtarë sirianë i thanë Reuters se një autokolonë e forcave siriane dhe amerikane, pjesë e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA që lufton Shtetin Islamik, u qëllua me armë zjarri.
Delegacioni amerikan ndodhej në Palmira, konfirmoi Parnell, për një mision mbështetës të operacioneve të vazhdueshme kundër ISIS-it-antiterrorizmit në rajon.
“Sulmi është nën hetim”, shtoi ai.
