U ARRESTUA NGA ICE/ Gjykata liron kunatën e Sekretares për Mediat së Shtëpisë së Bardhë
Një gjykatë e imigracionit ka urdhëruar lirimin nga paraburgimi të Bruna Ferreira, një grua braziliane që është kunata e Karoline Leavitt, sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë. Ferreira ishte arrestuar nga agjentët e ICE ndërsa përballet me një urdhër potencial deportimi.
Gjyqtari vendosi që Ferreira të lirohet ndërsa vazhdon procesin e apelimit, duke e lejuar të qëndrojë e lirë dhe të përgatitet për sfidën ligjore kundër deportimit.
Rasti ka tërhequr vëmendje për shkak të lidhjes familjare me shefen e mediave të Shtëpisë së Bardhë, duke nxitur diskutime mbi trajtimin e rasteve të imigracionit dhe ndikimin e lidhjeve personale në proceset ligjore.
Autoritetet federale të imigracionit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar, ndërsa përfaqësuesit ligjorë të Ferreira-theksojnë se ajo ka të drejtë të luftojë deportimin pa u mbajtur në paraburgim, në përputhje me procedurat standarde./Ma Shqip
