Të eksportuara ilegalisht, Franca i kthen Mongolisë fosile dinosaurësh 70 milionë vjeçare

Doganat franceze kanë sekuestruar një koleksion të madh fosilesh dinosaurësh të eksportuara ilegalisht nga Mongolia, dhe ekzemplarët së shpejti do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Fosilet e dinosaurëve të eksportuara ilegalisht nga Mongolia do të kthehen së shpejti, pasi doganat franceze zbuluan një operacion të madh trafikimi fosilesh.

Sekuestrimet e bëra nga departamenti Allier, përfshijnë pothuajse skeletin e plotë të një Tarbosaurusi, si dhe vezë dhe kocka nga speciet Oviraptor dhe Ornithischian.

Mongolia e ka ndaluar eksportin e trashëgimisë së saj paleontologjike për më shumë se një shekull, megjithatë zyrtarët doganorë raportojnë raste në rritje të fosileve ilegale nga disa vende. Artikujt e konfiskuar zakonisht u rikthehen vendeve të tyre të ligjshme./ Euronews.