VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër (5 dhjetor 2025)
Një qendër e fuqishme ciklonare në Veri–Veriperëndim të Europës sjell reshje të dendura në Britani, gadishullin Iberik dhe pjesërisht Skandinavinë.Ballkani përfshihet nga vranësira dhe reshje më të pakta. Ndërsa Europa Qendrore, Lindore dhe brigjet e Detit të Zi mbeten me kthjellime.
Sipas MeteoAlb, Paraditja pritet me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta, më të dukshme në Jug dhe Juglindje. Pasditja shton vranësirat në të gjithë vendin, me rrebeshe në zonat Lindore. Temperaturat luhaten nga 5°C deri 19°C. Era fryn e lehtë nga Veriperëndimi deri 45 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë.
Mot i paqëndrueshëm me reshje të pakta paraqitet në Ballkan dhe Alpet e Europës. Pjesa tjetër e kontinentit mbetet me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë, veçanërisht gadishulli Apenin, Iberik dhe shumica e Europës Qendrore.
Sipas MeteoAlb, vendi yne paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, më të theksuara në Jug dhe Juglindje. Pasditja përmirëson kushtet atmosferike;dhe nata sjell largim të plotë të vranësirave. Temperaturat luhaten nga 6°C deri 19°C. Era fryn mesatare nga Veriu mbi 40 km/h,duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë.
