Aksident në Pogradec/ Përplasen dy automjete pranë Tushemishtit, përfundojnë tre persona në spital

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën që të çon drejt fshatit të Tushemishtit në Pogradec. 


Sipas informacioneve paraprake, mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona të cilët u dërguan me ambulancë drejt spitalit. 

Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.