Projekti i mineraleve mes SHBA dhe BE mund të zhvendosë mijëra njerëz nga Angola

Një raporti nga grupi i fushatës Global Witness ka bërë me dije se deri në 6,500 persona janë në rrezik të zhvendosen në Republikën Demokratike të Kongos për shkak të një projekti infrastrukturor prej disa miliardë dollarësh të financuar nga BE-ja dhe SHBA-ja.

Projekti, i quajtur Korridori Lobito, synon të përmirësojë hekurudhën Benguela në bregdetin e Angolës dhe të përmirësojë infrastrukturën portuale, si dhe të ndërtojë një linjë hekurudhore për në Zambi dhe të mbështesë bujqësinë dhe instalimet e energjisë diellore përgjatë rrugës. Angola ka thënë se i duhen 4.5 miliardë dollarë për pjesën e saj të linjës.

Projekti është hartuar për të lehtësuar eksportin e mineraleve të përdorura në teknologjitë e energjisë së gjelbër, siç janë bateritë e makinave elektrike. Ky projekt vjen në një kohë kur vendet perëndimore, Kina dhe shtetet e Gjirit Persik garojnë për të kontrolluar tregtinë kritike të mineraleve.

Deri në 1,200 ndërtesa janë në rrezik shembjeje për shkak të rehabilitimit të planifikuar të pjesës hekurudhore nga qyteti minerar kongolez i Kolwezit deri në kufirin angolez, shumica në vetë Kolwezin, vlerësoi Global Witness, bazuar në analizën e të dhënave satelitore.

Shumë banorë më të varfër të lagjes Kolwezi Bel Air kanë ndërtuar shtëpi dhe biznese pranë vijës hekurudhore.  Linja ka qenë kryesisht jashtë përdorimit që nga vitet 1980, deri kohët e fundit kur linja filloi të rehabilitohej.

Banorët e Kolwezit të intervistuar nga Global Witness thanë se kishin frikë se mos dëboheshin me forcë pa kompensim, duke pretenduar se dinin për shtëpi që ishin shembur pa pagesë për t’i hapur rrugë rrugëve dhe minierave të reja.