RAMOS KËRKON MILANIN/ Klubi nuk jep asnjë sinjal pozitiv, nuk përputhet me projektin
Mbrojtësi legjendar i Real Madridit, Sergio Ramos kërkon të rikthehet në Evropë dhe pikërisht te ekipi i Milanit. Megjithatë drejtuesit e kuqezinjve nuk kanë dhënë ende një sinjal pozitiv. Sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit janë të mjaftuar me një 40 vjecar si Luka Modric në formacion, ndërsa synojnë afrimin e lojtarëve të rinj dhe në formë të mirë fizike.
Tregu i transferimeve në Milano po ndizet ndërsa afrohet janari, dhe në qendër të vëmendjes është një emër i madh: Sergio Ramos.
Mbrojtësi legjendar spanjoll, kontrata e të cilit me ekipin meksikan Monterrey-n është drejt fundit, dëshiron të rikthehet në Europë, me shpresa për të qenë pjesë e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Por, pavarësisht emrit dhe historisë, përgjigjja e Milanit është e ftohtë. Në fakt, drejtuesit kuqezinj po ruajnë të njëjtin qëndrim që patën edhe për një tjetër rikthim të përfolur për Thiago Silvan, i cili është drejt largimit nga Fluminense.
Sipas klubit sugjerime të tilla nuk përputhen me projektin aktual teknik dhe ekonomik të kuqezinjve.
Sipas drejtuesve rasti i Luka Modric është një përjashtim i rrallë, pasi lojtari është në formë perfekte fizike dhe ka aftësi për t’u përshtatur menjëherë me skemën dhe taktikën e lojës.
Por në këto momente kuqezinjtë kanë nevojë për një mbrojtës qendror. Me repartin e prapavijës që mbështetet te Tomori, Gabbia, Pavlovic dhe De Winter, dhe me të rinjtë që pritet të marrin minuta te Milan Futuro, një shtesë numerike duket e domosdoshme.
Gjithsesi, strategjia e Milanit për janarin do të varet edhe nga bilancet financiare. Në rast të ndonjë shtije të rëndësishme, sic të ishte rasti i sulmuesit Gimenez, klubi mund ta konsiderojë idenë e një investimi të madh në sulm.

