Iu gjetën lëndë narkotike me qëllim shitjen e tyre, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Policia italiane ka arrestuar dy vëllezër me origjinë shqiptare , 23 dhe 33 vjeç. Të dy ata ishin të njohur nga policia, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre.

Operacioni u iniciua nga një delegacion nga Zyra e Prokurorit Publik të Perugias, pas hetimeve paraprake që kishin çuar në dyshime për drogë në shtëpinë e dy shqiptarëve.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, të kryer me ndihmën e qenit të njësisë së qenve për nuhatje droge, oficerët gjetën 17 gramë kokainë të ndarë në 26 doza gati për shitje me pakicë, së bashku me disa gramë hashash.

Ata gjetën gjithashtu materiale paketimi, tre peshore precize dhe 2,350 euro në para të gatshme, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Mediat italiane shkruajnë se substanca narkotike ishte menduar për shpërndarje me pakicë në vende të caktuara.

Pas përfundimit të procedurave formale, dy vëllezërit u arrestuan dhe u transferuan në burgun e Peruxhias, me urdhër të gjyqtarit në detyrë në Zyrën e Prokurorit Publik të Peruxhias.