Putin kërcënon: Nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati
Presidenti rus Vladimir Putin lëshoi së fundi një paralajmërim të ashpër, duke deklaruar se “nëse Evropa dëshiron luftë, ne jemi gati tani”, pak para takimit të tij të rëndësishëm me Steve Witkoff.
Ai akuzoi vendet evropiane se kanë mbetur jashtë procesit të negociatave dhe se po pengojnë administratën amerikane dhe presidentin Trump në përpjekjet e tyre për të arritur paqen përmes dialogut.
Sipas tij, “Evropianët nuk kanë një agjendë paqësore, ata janë në anën e luftës”, ndërsa kërkesat e tyre i cilësoi të papranueshme për Rusinë.
Putin po ashtu deklaroi se “Pokrovsk është nën kontroll të plotë të ushtrisë ruse”, duke theksuar rëndësinë strategjike të qytetit.
“Pokrovsk ka një domethënie të veçantë; ky është një bazament i rëndësishëm për arritjen e objektivave tona”, u shpreh ai, në një deklaratë që u interpretua gjerësisht si shfaqje force nga Kremlini.
