FOTO-LAJMI/ KF Tirana njofton afrimin e lojtarit Basilio Ndong, përforcim strategjik për skuadrën bardheblu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2025, 23:11
Këtë të hënë klubi i Futbollit Tirana ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Basilio Ndong, një mbrojtës krahu me përvojë në Europë dhe mbi 50 paraqitje me përfaqësuesen e tij.
Lojtari u prezantua dje nga drejtori sportiv Omer Bunjaku dhe konsiderohet një përforcim strategjik për skuadrën bardheblu në vazhdimin e sezonit aktual.
Klubi i uroi Ndong mirëseardhjen dhe shumë suksese me fanellën e KF Tiranës, duke shpresuar që përvoja e tij të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave të sezonit.
