CHIVU: FITORE E MERITUAR! Interi renditet në vendin e tretë në Seria A

Pas 2 humbjesh radhazi, Interi u rikthye te fitorja. Rezultati 0-2 ndaj Pizas ishte mese i merituar për trajneri Kristian Kivu, i cili u shpreh se ka një ekip fantastik lojtarësh.

Interi mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Pizës, falë dy golave të kapitenit Lautaro Martinez, ndërsa zikaltrit mbajtën portën të paprekur.

Ndonëse goli erdhi në pjesën e dyte, Interi dominoi më posedimin e topit, duke vënë në pah aftësinë e tyre për të mbajtur presion në zonat sulmuese.

Dukë folur pas ndeshjes, trajneri Cristian Chivu e cilësoi si një sfidë jo të lehtë përballë një ekipi që nuk kishte shënuar humbje në 6 ndeshje rresht.

"Ndeshja nuk ishte aspak e thjeshtë, përballë kishim një skuadër të organizuar dhe të përgatitur mirë. Mund të jemi të kënaqur me përqendrimin, pjekurinë dhe durimin që treguam sot. E dinim sfidën dhe iu afruam ndeshjes me strukturë dhe maturi.”

Një vlerësim të veccantë e dha për kapitenin Lautaro Martinez, roli i të cilit, sipas Kivu, është shumë i rëndësishëm për të gjithë ekipin.

"Cilësitë e Lautaros dhe të qenit i pamëshirshëm para portës ishin vendimtare. Edhe zëvendësimet sollën ndryshim: Zielinski-n solli cilësi, prania e Espositos solli po ashtu më shumë vullnet për të arritur rezultatin. Ne e dimë vlerën e lojtarëve tanë, sidomos të kapitenit. Ka shumë zhurmë rreth tij, por ai është thelbësor për ne."

Me këtë fitore Interi ngjitet në vendin e tretë në Seria A, me vetëm 1 pikë me pak se sa vendi i parë dhe i dytë.

Teksa shënohet java e 13-të, ambiciet për titullin bëhen më të qarta, paralelisht me garën në Ligën e Kampionëve. Por objektiva të tilla, i rrisin përgjegjësitë e trajnerit:

“Ky grup meriton vlerësim, sepse çdo ditë shtyn veten përpara. Ne kemi 22 lojtarë cilësorë dhe mund të mbështetemi te të gjithë për ta mbajtur Interin në nivelin më të lartë.

Të stërvitësh Interin është një nder i madh. Jam plotësisht i vetëdijshëm për përgjegjësinë ndaj klubit, tifozëve dhe lojtarëve që japin gjithçka kur veshin këto ngjyra.”