"Ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën"/ Zelensky bisedë telefonike me shefin e NATO-s
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 20:22
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ka biseduar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Zelensky theksoi se ditë të rëndësishme po vijnë për Ukrainën.
“Këto janë ditë të rëndësishme dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë. Ne po i koordinojmë ngushtë aktivitetet tona dhe aktivitetet me të gjithë partnerët.
Po bisedojmë për masat e përbashkëta, qëndrimet e përbashkëta që kam besim se do të jenë jashtëzakonisht efektive”, tha Zelensky.
Ai gjithashtu deklaroi se ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ndërsa shtoi se e ka siguruar se mbështetja e BE nuk do të mungojë.
