Papa Leoni XIV mbërrin në Bejrut, Ati i Shenjtë pritet të japë mesazhe paqeje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2025, 17:46
Papa Leoni XIV ka mbërritur ditën e sotme në Liban, në kuadër të udhëtimit të tij apostolik.
Kjo vizitë ka një simbolikë të veçantë për Papën e parë amerikan, i cili ka kërkuar paqe dhe dialog në Lindjen e Mesme.
Zyrtarët më të lartë i kishin organizuar një ceremoni mirëseardhjeje Atit të Shenjtë.
Në Liban, udhëheqësi i Kishës Katolike pritet të bëjë thirrje për paqe në një vend që është objektiv i sulmeve të vazhdueshme izraelite.
