Mudryk i dënuar për doping, ukrainasi bën edhe testin e detektorit të gënjeshtrave…
Mykhailo Mudryk mbërriti në Stamford Bridge në vitin 2023 nga Shakhtar Donetsk për 89 milionë £. Ai pritej të ishte një nga lojtarët më të mirë në Evropë në dekadën e ardhshme, por fillimi i tij te Chelsea la shumë për të dëshiruar.
Vetëm 12 gola dhe 11 asiste në 73 paraqitje për Blutë, shifra larg pritjeve. Por lajmi më i keq nga të gjithë për sulmuesin ukrainas erdhi sezonin e kaluar kur ai rezultoi pozitiv për doping. Që atëherë, Mudryk nuk ka luajtur asnjë ndeshje futbolli.
Paraqitja e tij e fundit për Chelsean ishte më 28 nëntor 2024, saktësisht një vit më parë. Lojtari i Bluve përballet me një pezullim deri në katër vjet nëse dënohet për përdorimin e një substance të ndaluar, që besohet të jetë meldonium. Lojtari ka mbrojtur vazhdimisht pafajësinë e tij, duke këmbëngulur se nuk kishte idenë se kishte konsumuar ndonjë substancë të ndaluar.
Ukrainasi madje iu nënshtrua një testi për detektor gënjeshtre për të vërtetuar pafajësinë e tij, një test që e kaloi me sukses. Sergie Palin, CEO i Shakhtarit, i tha GivMesport: "Kam folur me Mudrykun që kur lindi çështja e dopingut dhe ai nuk e kupton se si mund të ketë ndodhur.
Ai nuk ka asnjë ide. Kështu që avokatët e tij organizuan që ai të bënte një test për detektor gënjeshtre, të cilin e kaloi . Do të jetë pjesë e provave për të vërtetuar se ai nuk bëri asgjë të gabuar me dashje", tha ai.
"Tani duhet të zbulojmë se si ndodhi kjo dhe kush e bëri. Avokatët e tij po përpiqen ta kuptojnë. Ende nuk ka rezultate nga mostra B, kështu që çështja është ende e hapur. Askush nuk e di se çfarë ndodhi. I uroj Mudrykut gjithë të mirat", tha ai. Ndërsa çështja po zgjidhet, lojtari i Chelseat po punon me një trajner të jashtëm për të qenë gati sapo të marrë lejen për t'u rikthyer në futbollin profesionist.
