Sejdini ''skanon'' Superligën shqiptare: Çdo ekip është pozicionuar në atë që ka dhënë
Nga Anila Zyberaj Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2025, 17:21
Ish-trajneri, Faruk Sejdini në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se deri në këto momente secili ekip është pozicionuar në kampionat në atë që ka dhënë.
Sejdini: Ky sezon tani po hyn në rrjedhën e atij lumit që fryhet apo ka maksimumin e vet të prurjeve.
Sepse dihet që mbaron faza e parë e këtij kampionati, fillon faza e dytë dhe pastaj pas fazës së dytë fillojnë edhe ekipet japin e tregojnë veten në maksimumin e tyre.
Deri në këto momente që jemi mendoj se secila është pozicionuar në atë që ka dhënë.
Mendoj se Dinamo ka dhënë çik më shumë dhe duhej të ishte diku me lart me pikë.
Dinamon me hir apo me pahir u munduan ta fikin.
Shumë historira kanë ndodhur.
