Shqiptari arratiset nga komisariati, gjykata italiane dënon me 6 vite burg 40-vjeçarin
Gjykata italiane ka dënuar me 6 vite burg një 40-vjeçar shqiptar, i cili dy vite më parë u arratis nga Komisariati i Castiglione del Lago.
Mediat italiane raportojnë se 40-vjeçari shqiptar dy vite më parë u ndalua në rrugë nga karabinierët, pasi theu posttobllokun.
Arratisja e shqiptarit zgjati disa minuta, ku u kap ndërsa po vraponte në këmbë apsi kishte braktisur makinën.
Por ai arriti t’i iktë sërish policisë në ambientet e komisariatit vetëm pak orë më pas, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi të efektivëve.
Kërkimet zgjatën disa ditë, derisa policia e gjeti në zonën e Romës dhe e riktheu në qeli.
Çfarë u gjet në makinën e vjedhur
Hetimet zbuluan se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte raportuar i vjedhur.
Brenda makinës “Alfa” u gjetën: një pistoletë Tanfoglio Limited 40HC me numër serial të fshirë, një karikator me 16 fishekë, mjete të përshtatshme për vjedhje me thyerje, si mulli këndor dhe levë metalike, targa të falsifikuara
Përballë këtij materiali provues, prokurorja Gemma Miliani kërkoi 14 vite burg.
Avokati i të pandehurit, Vincenzo Bochiçhio, kërkoi që ai të dërgohej në një komunitet nën arrest shtëpiak, por gjykata vendosi dënimin përfundimtar prej 6 vitesh.
