Kamionë të rëndë brenda xhamisë Shën Sofia, reagime të shumta në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2025, 13:22
Kamionët e rëndë brenda Shën Sofisë kanë shkaktuar reagime të shumta. Personat që kanë reaguar janë ankuar për veprimet e autoriteteve turke se po shkaktojnë dëme në një monument kulturor me rëndësi globale siç është Shën Sofia.
Kjo nuk është hera e parë që akuza të tilla dalin në dritë që kur qeveria turke e shndërroi Shën Sofinë nga një muze në xhami. Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit në reagimin e saj thekson se po kryhen restaurime për mbrojtjen e monumentit nga tërmetet. Më tej theksojnë se është përgatitur një platformë e posaçme që kamionët të hyjnë pa shkaktuar dëme.
