Makina përplas këmbësorët në Tokio/ 1 viktimë dhe të paktën 10 të plagosur, shikoni videon

Një aksident i rëndë ka ndodhur të hënën në lagjen Adachi të Tokios, Japoni, kur një makinë u përplas me këmbësorët, duke shkaktuar viktima dhe të plagosur. Sipas transmetuesit shtetëror NHK, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 me orën lokale.

Një 80-vjeçar humbi jetën në vendngjarje, ndërsa një grua 20-vjeçare u gjet pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Të paktën dhjetë persona të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes.

Policia arrestoi shoferin, i cili u përpoq të largohej nga vendi i aksidentit. Autoritetet po e hetojnë incidentin si aksident trafiku me braktisje të viktimës, ndërsa dyshohet se automjeti i përdorur ishte i vjedhur.

Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.