COP30 MBYLLET PA MARRËVESHJE/ Samiti nuk arrin konsensus për shkak të përplasjeve të brendshme
Samiti më i madh i klimës në botë, COP30 u mbyll pa marrëveshje për lëndët djegëse, pasi përplasjet mes vendeve prodhuese dhe atyre që ndjenë pajosat bllokuan çdo konsensus. Rezultati ngriti dyshime serioze mbi funksionimin e procesit global të negociatave për klimën.
COP30 në Belém të Brazilit u mbyll me përplasje e zhgënjim në mesin e delegacioneve.
Pas dy javësh negociatash të tensionuara, samiti nuk arriti të përfshijë as edhe një marrëveshje për sa i takon përdorimit të lëndëve djegëse fosile.
Prodhuesit e mëdhenj të naftës, gazit e qymyrit e panë këtë si një fitore të madhe, ndërsa vendet e prekura rëndë nga ndryshimet klimatike thonë se do të jenë në mëshirë të fatit.
Që në fillim, samiti u shënua nga përplasje të brendshme.
Presidenti Lula kërkoi një “rrugë larg fosileve”, ndërsa kryetari i COP30, André Corrêa do Lago, refuzoi ta shtynte këtë ide përpara nga frika se do të prishej konsensusi.
Përplasjet mes palëve thelluan ndasitë dhe negociatat rrezikuan disa herë të dështojnë.
Bashkimi Evropian kërkonte një marrëveshje të fortë për lëndët djegëse, por i bllokuar nga premtime financiare të mëparshme mbeti pa mjete presioni ndaj vendeve në zhvillim.
Ndërkohë, tregtia u bë temë qendrore për herë të parë, për shkak të taksës së karbonit të BE-së, e cila u kundërshtua fort nga Kina, India dhe Arabia Saudite.
Kina qëndroi e heshtur politikisht, por shumë aktive ekonomikisht, duke forcuar pozicionin e saj në tregun global të energjisë së pastër.
SHBA, me presidentin Trump që qëndroi larg samitit, ndikoi indirekt duke forcuar aleatët që kundërshtojnë kufizimet për fosilet.
COP30 la pas një pyetje të madhe: a funksion ende ky proces global i konsensusit?
Ndërsa bota përballet me kriza klimatike gjithnjë e më të rënda, bisedimet ndërkombëtare po duken gjithnjë e më të pafuqishme për të dhënë rezultate.

