Marrëveshja me presidentin Trump/ Lukashenko fal 31 ukrainas të dënuar në Bjellorusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 20:59
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka falur 31 qytetarë ukrainas.
Ata ishin të dënuar për vepra penale në territorin e Bjellorusisë, sipas agjencisë së lajmeve “Belta”.
Ky veprim u bë në kuadër të marrëveshjeve të arritura midis Lukashenkos dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump, me kërkesë të Ukrainës, tha Natalia Esmond, zëdhënësja e kreut bjellorus.
“Ata aktualisht po i dorëzohen palës ukrainase”, tha ajo.
Ndërkohë që tensionet në front janë të larta dhe luftimet vijojnë me intensitet, teksa liderët perëndimore po kërkojnë të gjejnë rrugët e mbarimit të luftës dhe paqes mes Ukrainës dhe Rusisë.
