E rëndë në Itali/ Qeni sulmon vajzën 10-vjeçare, i shkakton plagë të rënda në fytyrë
Një vajzë dhjetëvjeçare, me inicialet C. P., është sulmuar nga një qen endacak ndërsa ishte në shoqërinë e prindërve.
Ajo u kafshua në fytyrë nga një qen i madh pasditen e sotme, të shtunën 22 nëntor, në Carosino, në provincën e Tarantos.
Sulmi ka qenë i menjëhershëm: qeni u hodh mbi vajzë, duke i shkaktuar dëmtime të thella, plagë të çara në faqen e majtë.
Vetëm ndërhyrja e familjarëve e largoi kafshën, ndërsa vajza po humbiste gjak nga dëmtimet e shkaktuara nga kafshimi. Ndihma e shpejtë u thirr menjëherë.
Në vendngjarje mbërriti një ambulancë e 118-s, e cila e transportoi vajzën në urgjencën e spitalit Santissima Annunziata të Tarantos.
Aty ajo u mor në kujdes nga stafi mjekësor në orën 14:45 dhe iu nënshtrua trajtimeve të para dhe vlerësimit kirurgjik.
Mjekët e Tarantos, në kontakt me kolegët e tyre në poliklinikës e Barit, vendosën ta transferojnë pacienten e vogël në repartin e kirurgjisë plastike në Bari, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të ndërlikuar.
