Plani për armëpushim, Rusi-Ukrainë/ Gjoni: Plani i Trump, më tepër një plan kapitullimi i Ukrainës

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Juxhina Gjoni në një intervistë në Ora News u shpreh se plani i Trump për armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës është më tepër një plan kapitullimi i Ukraiëns sesa një plan paqeje.

Gjoni: Plani i propozuar nga Trump edhe këtë herë duket si një plan i beftë dhe i shpejtë por në fakt ka hapur shumë diskutime dhe ka shumë kontradikta.

Ajo që unë do të veçoja më tepër është fakti që në këtë plan janë akomoduar të gjitha kërkesat maksimaliste që ne shpesh i kemi quajtur të bëra nga Rusia dhe nga Putin.

Dhe nga ana tjetër të gjitha kërkesat për ruajtjen e sovranitetit territorial apo të integritetit të Ukrainës në vetvete nuk janë marrë në konsideratë.

Shpesh herë kemi dëgjuar në këto orët e fundit që në fakt ky është më tepër një plan kapitullimi i Ukrainës sesa një plan paqeje e cila mund të sjelli paqen e qëndrueshme dhe afatgjatë për Ukrainën në vevtete.