Rita Ora shkëlqen në tapetin e kuq, zbulon tatuazhet me fustan

Artistja me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe mediave gjatë pjesëmarrjes së saj në eventin prestigjioz “ELLE Women in Hollywood”.

E njohur për stilin e veçantë dhe vetëbesimin, Rita u paraqit me një fustan velvet vjollcë pa shpinë, duke zbuluar koleksionin e saj të tatuazheve artistike.

Pamja elegante dhe e guximshme e këngëtares i dha skenës një kombinim të glamurit me identitetin personal, duke e bërë atë një nga paraqitjet më të komentuara të mbrëmjes.

Fansat dhe të pranishmit e përshkruan look-un e saj si “mahnitës”, ndërsa Rita vazhdon të jetë një nga ikonat më të spikatura të stilit dhe muzikës në skenën ndërkombëtare.