VIDEO/ "BBVK" nis me sfida të mëdha, banori i fundit djeg valixhet e të tjerëve, i dërgon dhe në nominim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 08:05
Banori i Big Brother VIP Kosova, Londrimi, ka qenë i fundit që ka mbetur në zinxhirin e shpëtimit.
Fati i gjithë shtëpisë varet nga ai, pasi “Vëllai i Madh” e ka sfiduar me djegien e valixheve të banorëve të tjerë dhe shpëtimin e valixhes së vet, në mënyrë që të bëhet banori i vetëm zyrtar i këtij edicioni.
Nëse ai vendos t’i djegë të gjitha valixhet, Londrimi fiton imunitet për nominimin e parë dhe dërgon në nominim të gjithë banorët.
