Ke kokë të madhe? Mund të jetë sinjal që je më i zgjuar se të tjerët

Nëse dikur të tallnin për kokën e madhe, sot mund të kesh arsye për t’u ndjerë krenar/e. Një studim i publikuar në Molecular Psychiatry Journal zbuloi një lidhje të fortë mes inteligjencës dhe madhësisë së kokës.????

Kërkimi nga UK Biobank sugjeron se ata me kokë më të madhe se mesatarja kanë më shumë hapësirë për trurin, gjë që mund të ndihmojë në zhvillimin e mendimit të shpejtë dhe kreativitetit.

Pra, nëse dikush dikur të thoshte “Koka jote është shumë e madhe!”, sot mund të buzëqeshësh me krenari, ndoshta je një nga ata/ato që mendojnë më shpejt se të tjerët! ✨

Ti e ke pasur këtë “kompliment” në fëmijëri?