Snopçe: Kur bëhet llogaritja e 60 ditëshit, zgjedhjet në RMV nuk mund të mbahen më vonë se 28 dhjetori

Deputeti i Aleancës për shqiptarët në RMV, Halil Snopçe në një intervistë në Ora News u shpreh se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut nuk mund të mbahen më vonë se 28 dhjetori.

Snopçe: Ligji thotë se afati për mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura duhet të jetë jo më tepër se 60 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve.

Dhe tani këto të qverisë dhe sigurisht në koordinim me komisonin shtetëror zgjedhor e komentojnë këtë ndryshe.

Pra afati i llogaritjes së 60 ditëshit derisa të mbahen zgjedhjet e përsëritura e marrin ditën kur komisioni shtetëror zgjedhor e ka caktuar e ka përmbyllur procesin zgjedhor.

Problemi është që nëse është 29 tetori data prej ku duhet të bëhet llogaritja e 60 ditëshit, pra atëherë zgjedhjet nuk mund të mbahen më vonë se 28 dhjetori.

28 dhjetori është një datë shumë interesante për ne pasi është përpara vitit të ri.