Halili: Arritëm objektivin që kishim, 'play-off'. Shqipëria pranë një hapi historik

Gazetari, Erjon Halili në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Shqipëria kishte objektiv vendin e dytë dhe për fat të mirë Shqipëria ia doli me sukses.

Halili: Kishim si objektiv vendin e dytë që do të na dërgonte në play off të botërorit.

Për fat të mirë ia dolëm me sukses.

Arritëm objektivin që kishim.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të mendojmë për marsin.

Sigurisht që kemi një festë më përpara me Anglinë ditën e dielë.

Jemi shumë pranë një hapi historik.

Sigurisht është historike edhe kjo që kemi arritur.