E TRISHTË/ Aktori i njohur nxjerr në ankand kujtime nga rolet e tij ikonike për të mbuluar trajtimin e kancerit

Aktori amerikan James Van Der Beek, i njohur për rolin e tij si Dawson Leery në serialin kult “Dawson’s Creek”, po ndahet nga disa prej sendeve të çmuara të karrierës së tij.

Në fillim të dhjetorit, do të mbahet një ankand i drejtpërdrejtë ku fansat mund të blejnë objekte origjinale nga rolet e tij ikonike, si varësja që Dawson i dhuroi Joey-t për mbrëmjen e maturës, e cila pritet të arrijë vlerën deri në 52,800 dollarë, si dhe veshja e tij nga episodi pilot.

Nga filmi i vitit 1999 “Varsity Blues”, do të nxirren në shitje edhe atletet dhe kapeleja origjinale West Canaan Coyotes të përdorura gjatë xhirimeve.

E TRISHTË/ Aktori i njohur nxjerr në ankand kujtime nga rolet e tij

“I kam ruajtur këto kujtime për vite, duke pritur momentin e duhur. Me gjithë kthesat e papritura që më ka sjellë jeta kohët e fundit, kuptova se ky është momenti,” – tha aktori, i cili prej vitit 2024 po përballet me kancer kolorektal në stadin e tretë.

Ankandi do të zhvillohet nga 5 deri më 7 dhjetor dhe pritet të ngjallë interes të madh mes fansave të serialit që shënoi një epokë në televizionin amerikan.

E TRISHTË/ Aktori i njohur nxjerr në ankand kujtime nga rolet e tij