VIDEO/ Ariana Grande sulmohet nga një fans në premieren e 'Wicked' në Singapor
Cynthia Erivo është heroina e ditës.
Ylli i “Wicked: For Good” i erdhi në ndihmë Ariana Grande, e cila u gjend në një situatë pak të frikshme me një fans gjatë premierës së filmit në Singapor.
32-vjeçarja po firmoste autografe kur një djalë kapërceu pengesat dhe vrapoi drejt saj, ai i hodhi krahun në shpatulla dhe nisi të kërcente lart e poshtë, ndërsa Michelle Yeoh po e shihte e trembur.
Para se truprojat të shkonin te Ariana, Cynthia vrapoi drejt saj dhe e shtyu të riun. Ky i fundit më pas u kap nga truprojat.
Pas ngjarjes, videot tregojnë Erivo duke ngushëlluar mikeshën e saj.
Fansat e kanë përgëzuar që u tregua e shkathët dhe “kishte reflekte më të shpejta sesa truprojat meshkuj.”
Fansi, i identifikuar si Johnson Wen, ka bërë veprime të ngjashme ndaj Katy Perry, The Weeknd dhe disa yjeve të tjerë.
Ai e postoi momentin viral në Instagram ku shkroi:
“E dashur Ariana, faleminderit që më lejove të kërceja në tapetin e verdhë me ty.”
Ai u shpreh i entuziazmuar për takimin e tyre dhe i siguroi ndjekësit se ishte “i lirë pas arrestimit.”
Asnjëra nga aktoret nuk ka reaguar për mediat. Ato janë kthyer në mikesha të ngushta gjatë xhirimeve të “Wicked” dhe kanë pushtuar lajmet me afeksionin ndaj njëra-tjetrës në intervista e deklarata për shtyp.
Cynthia Erivo protects Ariana Grande from a ‘Wicked: For Good’ premiere attendee. pic.twitter.com/XQBeQJWZsI
— Pop Base (@PopBase) November 13, 2025
