Këndet më "Instagrammable" të Parisit janë këto
Ndonëse me një ritëm të shpejtë e të rrëmujshëm, Parisi ka këndet e tij të fshehta ku koha ndalon përkohësisht.
Nga karriget e bareve karakteristike franceze vendosur shkujdesur trotuareve, e deri tek restorantet më në zë të momentit, është thuajse e pamundur të gjendesh në një cep të Parisit ku pamja nuk vlen të fotografohet.=
Disa prej këtyre, njihen në mbarë botën veçanërisht për pamjen që ofrojnë. Kjo duke qenë jo detyrimisht një ndër atraksionet turistike pas të cilave gjithë turistët rendin, si kulla “Eiffel” apo “Arc de Triomphe”, por edhe rrugica të thjeshta mbuluar nga sharmi parizien.
Nëse vizitoni Parisin, guida e disa prej bareve dhe restoranteve më të famshme që ju kemi sjellë në Class Explore përfshin “Girafe”, “Café de Flore”, “Le Café Marly”, “La Favourite Saint Paul” e shumë të tjera ku fotografitë tuaja do të krijojnë një album jo vetëm të këndshëm, por mbi të gjitha të pasur me diamantet e Parisit sipas vendasve.
