“Situata në Pokrovsk shumë e vështirë”, Zelensky: Vendimi për tërheqjen e trupave varet nga ushtria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 10:46
Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka deklaruar se situata në Pokrovsk është “shumë e vështirë”.
Në një intervistë për Bloomberg TV ai u shpreh se çdo vendim për tërheqjen e trupave varet nga komandantët ushtarakë në terren.
“Askush nuk po i detyron ata të vdesin për hir të rrënojave. Do t’i mbështes ushtarët tanë, veçanërisht komandantët atje, në përpjekjet e tyre për të kontrolluar situatën.
Përndryshe, do të jetë shumë e kushtueshme për ne: gjëja më e rëndësishme për ne janë ushtarët tanë”, tha ai.
