SEUL/ Dy viktima dhe 18 të lënduar pasi një kamion hyn në një treg
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 09:41
Dy gra rreth të 70-ave vdiqën dhe 18 persona u plagosën kur një kamion u përplas në një treg në Bucheon, pranë Seulit, raportoi sot agjencia e lajmeve Yonhap.
Park Geum-cheon, një zyrtar nga stacioni i zjarrfikësve të Bucheon, tha se ‘’kamioni u përplas me njerëzit në rrugën drejt tregut të Jeilit’’.
“Shoferi pretendon se makina mori superxhiro dhe se veprimi i tij ishte i paqëllimshëm, por është e vështirë të verifikohet bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë të automjetit në lëvizje”, tha Park duke shtuar se ‘’automjeti u kthye mbrapsht për 28 metra përpara se të lëvizte 150 metra përpara’’.
Shoferi, rreth të 60-ave, thuhet se nuk ishte nën ndikimin e alkoolit.
‘’Ai u mor në paraburgim nga policia në vendngjarje’’, raportoi Yonhap.
