NAPOLI ME MUNGESA/ Pas Lukaku-t, De Bruyne-t, Spinazzola-s, tashmë edhe Anguissa i dëmtuar

Lajme jo të mira vijnë për trajnerin e Napolit, Antonio Conte. Pas mungesave të rëndësishme të Lukaku-t, De Brojn dhe Spinazzola-s, skuadra napolitane ka humbur përkohësisht edhe një tjetër titullar të rëndësishëm: André Zambo Anguissa. Mesfushori ka pësuar një  dëmtim në seancën e fundit stërvitore me kombëtaren e Kamerunit.

Dhimbjet e kokës për trajnerin Antonio Conte pas humbjes së sfidës së kampionatit kundër Bolonjës, po shtohen edhe më tej.

Pas përplasjes me disa prej lojtarëve kryesorë të ekipit, situata për të komplikohet edhe më tej pasi është shtuar lista e lojtarëve që nuk janë në gjendje të aktivizohen për shkak të dëmtimeve.

Pas Lukaku-t, De Brojn dhe Spinazzola-s, edhe mbrojtësi André Zambo Anguissa është detyruaur të ndërpresë stërvitjen menjëherë për shkak të një dëmtimi me kombëtaren kamerunase.

Burimet pranë Federatës kamerunianne bënë me dije se 29 vjecari ka pësuar një tendosje në kofshën e pasme, ndërsa priten rezultatet e testeve mjekësore për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Kjo do të thotë se Anguissa nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen gjysmëfinale të play-off-it të Kupës së Botës, që Kameruni do të luajë të enjten në orën 20:00 në Rabat kundër Republikës Demokratike të Kongos. Nëse ekipi i tij kualifikohet, finalja është planifikuar për të dielën mbrëma, përsëri në Marok.

Nga ana tjetër në Itali, Napoli mbetet në ankth, po ashtu dhe trajnerit do I duhet të mendojë një tjetër emër për të zëvendësuar mungesën në mesfushë, deri në rikuperimin e plotë të Anguisës.

Ndeshja e radhës e Napolit në kampionat është më 22 nëntor kundër Atalantës, ndërsa renditet ne vendin e katërt në Seria A.