Thibaut Courtois kthehet në Madrid pas konfirmimit të dëmtimit

Portieri belg, Thibaut Courtois, është rikthyer në Madrid pasi Federata Belge e Futbollit konfirmoi zyrtarisht se ai është i dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare.

Sipas njoftimit të Federatës, Courtois iu nënshtrua kontrolleve mjekësore të martën pasdite nga stafi mjekësor i Belgjikës, ku u konstatua se gjendja e tij fizike nuk e lejon të luajë:

“Thibaut Courtois iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore këtë pasdite nga stafi mjekësor i RBFA.

Ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e ardhshme të kombëtares dhe do të kthehet në klubin e tij për trajtim të mëtejshëm,” – thuhet në komunikatën zyrtare.

Portieri i Real Madridit e pësoi dëmtimin në ndeshjen e fundit të madrilenëve ndaj Rayo Vallecano-s, ku megjithëse arriti të ruajë portën të paprekur, ekipi i tij barazoi pa gola.

Ky është një zhvillim tjetër i vështirë për Courtois, i cili sapo ishte rikthyer nga një periudhë e gjatë mungesash për shkak të dëmtimit të rëndë në gju.

Tani, belgu do të vazhdojë rikuperimin nën kujdesin e stafit mjekësor të Real Madridit, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në formën e tij më të mirë. shansi i tij i fundit.”