Mbyllja e qeverisë në SHBA, më e gjata në histori duke sjellë dëme ekonomike që priten të rikuperohen
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me mbylljen më të gjatë të qeverisë në histori teksa mendohet se kjo situatë e jashtëzakonshme do të marrë fund të mërkurën. Duke shënuar kështu ditën e 43-të të krizës qeveritare.
Ndërkaq, demokratët nuk i morën dispozitat e sigurimit shëndetësor që kërkuan të shtoheshin në marrëveshjen e shpenzimeve. Republikanët, të cilat janë nën kontrollin e pushtetit në Uashington, nuk i shpëtuan dot fajit. Sondazhet dhe disa zgjedhje shtetërore kanë qenë në disavantazhin e tyre.
Pasojat e mbylljes së qeverisë kanë goditur miliona amerikanë, duke përfshirë këtu dhe punonjësit federalë që kanë mbetur pa paga dhe pasagjerët e linjave ajrore, udhëtimet e të cilëve tashmë janë shtyrë ose anuluar.
Nga ana tjetër, një ndërprerje në programet e ndihmës ushqimore ka sjellë rradhë të gjata në bankat e ushqimit dhe shtoi shqetësimin emocional përpara sezonit të festave.
Zyra e Buxhetit të Kongresit thotë se ndikimi negativ në ekonomi do të rikuperohet kryesisht pasi të përfundojë mbyllja, por jo tërësisht. Ajo vlerësoi humbjen e përhershme ekonomike në rreth 11 miliardë dollarë për një mbyllje gjashtë-javore.
Megjithatë, përtej numrave, mbyllja krijoi një sërë problemesh për shumë amerikanë. Punonjësit federalë humbën pagat, duke shkaktuar stres financiar dhe emocional. Fluturimet e udhëtarëve u vonuan dhe ndonjëherë u anuluan. Njerëzit që mbështeten në programe sigurie, siç është Programi i Ndihmës Plotësuese për Ushqyerjen, panë që përfitimet e tyre u ndërpriten dhe amerikanët në të gjithë vendin u rreshtuan për vakte në bankat e ushqimit.
“Ky mosfunksionim është mjaft i dëmshëm për zgjedhësit tanë dhe ekonominë këtu në vend, por gjithashtu dërgon një mesazh të rrezikshëm për botën që na vëzhgon”, tha senatori Jerry Moran, R-Kan. “Kjo u tregon aleatëve tanë se ne jemi një partner i pabesueshëm dhe u sinjalizon kundërshtarëve tanë se nuk mund të punojmë së bashku për të përmbushur as përgjegjësitë më themelore të Kongresit.”

