I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 32-vjeçar shqiptar në Itali
Policia italiane ka arrestuar sot një 32-vjeçar shqiptar, në Aeroportin Valerio Catullo të Verona-Villafranca. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo pasi ai akuzohet për shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe drejtimin e anëtarëve të tjerë të grupit.
Mediat e huaja shkruajnë se 32-vjeçari luante një rol kryesor në organizatën kriminale, duke përgatitur personalisht pakot, shpërndarë drogën dhe duke drejtuar anëtarët e tjerë të grupit.
Gjatë kontrollit fizik autoritetet gjetën 28 kilogramë kokainë si dhe 200 mijë euro.
Midis qershorit dhe dhjetorit 2024, ai përdori gjithashtu llogarinë e tij në eBay për të blerë materiale paketimi, sasi të mëdha acetoni dhe një shumëllojshmëri pullash druri me dizajne të ndryshme, duke përfshirë shkronja, numra, kafshë dhe logo. 32-vjeçar shqiptar është dërguar në burgun e Veronës, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Anglisë.
