Italia në Samitin e Klimës në Brazil, mungon Meloni
Italia e pranishme në COP30 me 3,44 miliardë euro e protagoniste e financës klimatike. Qeveria Meloni fokusohet tek politikat e adaptimit tek vendet në zhvillim, inovacioni dhe të rinjtë.
Impenjmi i Italisë në këtë takim kaq të rëndësishëm u prezantua sot në Romë në një konferencë mediatike përballë gazetarëve italiane e të huaj me praninë e ministrit të Ambientit e Sigurisë Energjitike Golberto Pichetto Fratin.
Ai përcollo prioritetet në negociatat e Belém: “Ambicie dhe besim, nuk pranohen hapa pas. Publiku dhe sektori privat të bashkuar nga një angazhim konkret”, tha ai, duke informuar se mbi 50 evente do të mbahen në Pavijonin Italian bashkë me instalimin e projektit AquaPraça”.
Qasja e qeverisë Meloni kërkon të jap një nxitje të fortë për politikat e adaptimit, veçanërisht në vendet në zhvillim përmes infrastrukturave të qëndrueshme, zgjidhjeve inovative për dekarbonizimin, duke nisur nga transporti, dhe financës klimatike, ku Italia është protagonist me një buxhet total prej 3,44 miliardë eurosh. Këto janë prioritetet e lancuara nga Ministri i Mjedisit dhe Sigurisë Energjetike, Gilberto Pichetto, gjatë një konferencë për shtyp në Romë e në të njëjtën ditë me hapjen e punimeve të COP30 në Brazil.
“Italia merr pjesë në Konferencën e Klimës me ambicie dhe besim e dhjetë vjet pas Marrëveshjes së Parisit, nuk pranohen hapa pas,” deklaroi Ministri Pichetto. “Ne sjellim në Brazil ndërgjegjësinë e një vendi që bashkon publikun dhe sektorin privat në një angazhim konkret për tranzicionin energjetik. Kontributi ynë në financën klimatike është i qëndrueshëm, po ashtu si dhe për zgjidhjen e problemeve globale përmes zgjidhjeve teknike inovative.”
“Dëshirojmë të ndërtojmë, shtoi Ministri, partneritete efektive dhe të sigurojmë që të gjitha vendet, jo vetëm Europa, të kontribuojnë në një tranzicion të drejtë. Kompasi ynë mbetet negociata multilaterale, si çelësi për të përballuar sfidat e së tashmes dhe të së ardhmes,” përfundoi Pichetto.
Italia arrin në COP30 të Belém si protagonist i financës klimatike ndërkombëtare, duke tejkaluar objektivin e vendosur nga G20: kontributi italian në financën klimatike ka kaluar nga 838 milionë euro në 2023 në 3,44 miliardë në 2024, prej të cilave 1,67 miliardë janë fonde publike dhe 1,77 miliardë fonde private të mobilizuara përmes instrumenteve publike.
Ndër instrumentet kryesore përfshihen Fondi Italian për Klimën, edhe në kuadër të Planit Mattei për Afrikën, dhe përfshirja direkte e SACE dhe Simest në projekte të dedikuara për tranzicionin ekologjik global.

Në COP30, Italia fokusohet gjithashtu në zgjidhje inovative për dekarbonizimin, me vëmendje të veçantë te biokarburantet, për të arritur një të ardhme me emetime neto zero në përputhje me Marrëveshjet e Parisit dhe vendimet e COP28 në Dubai. Italia është krenare që ka punuar ngushtë me Presidencën Braziliane gjatë PreCOP për lancimin e “Belem 4X Pledge on Sustainable Fuels”, për të katërfishuar përdorimin global të karburanteve të qëndrueshme deri në 2035 krahasuar me nivelin e 2024, duke ndjekur udhëzimet e raportit IEA mbi karburantet e qëndrueshme.
Në pavionin Italian do të prezantohet dhe projekti AquaPraça është një instalim arkitektonik dhe ambiental italian, një shesh lundrues mbi ujë që synon të eksplorojë simbiozën midis arkitekturës dhe natyrës, duke përdorur inteligjencën natyrore dhe teknologjitë reaktive për t’u përshtatur me rritjen e nivelit të ujit dhe sfidat e ndryshimeve klimatike. Projekti është dizajnuar nga CRA – Carlo Ratti Associati dhe Höëeler + Yoon në partneritet me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, dhe është ankoruar pranë Casa das Onze Janelas në Belém, Brazil.
Roli i Italisë në këtë projekt është kyç, vendi ka ofruar mbështetje institucionale dhe financiare për realizimin e sheshit, duke demonstruar angazhimin e saj për inovacionin, qëndrueshmërinë dhe adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike.
Projekti tregon se Italia nuk është vetëm pjesëmarrëse, por edhe lider në prezantimin e zgjidhjeve inovative për sfidat globale mjedisore dhe energjetike. AquaPraça shërben gjithashtu si një hapësirë edukative dhe interaktive për vizitorët e COP30, duke promovuar ndërgjegjësimin mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike dhe nevojën për dizajn të qëndrueshëm.


