FOTOLAJM/ Shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan, uji del si shatërvan pranë spitalit rajonal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 20:38
Një defekt i rëndë ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal të Elbasanit, ku ka shpërthyer rrjeti i ri i ujësjellësit.
Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin kur uji shpërthen me presion të lartë, duke u ngritur disa metra në ajër, si një shatërvan gjigant.