Kapen në flagrancë teksa qarkullonin me a*më, procedohen dy persona

Dy shtetas janë proceduar penalisht pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë së Shkodrës, teksa qarkullonin me armë gjahu dhe municion luftarak, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë në fuqi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Domen, efektivët e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë ndaluar një automjet tip “Mitsubishi”, në të cilin udhëtonin dy persona.

Gjatë kontrollit të mjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 armë gjahu me leje, municion luftarak, dy radio marrës–dhënës, si dhe një xhup me mbishkrimin “Policia”.

Sipas njoftimit, veprimet e Policisë janë pjesë e kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin dhe goditjen e gjuetisë së paligjshme, si dhe për parandalimin e çdo aktiviteti që bie ndesh me moratoriumin në fuqi.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme ligjore ndaj dy shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Kapen në flagrancë teksa qarkullonin me a*më, procedohen dy