Ligji për barazinë gjinore/ Mema: Është hequr termi gjini gjithëpërfshirëse, ka 'lojë' fjalësh
Aktivistja e koalicionit ‘’Pro Familjes’’, Dorina Mema në një intervistë në Ora News u shpreh se në ligjin për barazinë gjinore është hequr termi gjini gjithëpërfshirëse.
Mema: A do lejohet një referendum është pikëpyetja?
Dhe ne duhet të shikojmë lojën e fjalëve që kanë ndërtuar duke pretenduar sot gjatë paradites ka pasur një gumëzhimë të madhe dhe replika absolutisht dhe debate.
Në televizion ishim mbrëmë live kur e morëm vesh që ishte kaluar.
Ligji nuk u publikua por sot e morëm si material te koalicioni dhe gjini është hequr termi gjini gjithëpërfshirëse dhe shkruhet gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet e atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë.
Po përmenden burrat dhe gratë.
Ligji i 2008 ka qenë shumë mirë i paracaktuar për barazinë gjinore midis burrit dhe gruas.
